UBT News

​SPSPK bënë thirrje që të rritet paga minimale

Sindikata e Punëtorëve në Sektorin Privat të Kosovës (SPSPK) kanë paralajmëruar se nëse nuk bëhet rritja e pagave për punëtorët e sektorit privat atëherë shumë prej tyre do të detyrohen të lënë edhe punën për shkak të rritjes së çmimeve që po ndodhin ditëve të fundit.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rrisin pagën minimale dhe të veprohet me masat stimuluese.

“Të nderuar pronarë të kompanive private: Solidarizoheni me punëtorët dhe bëni ngritjen e pagave në sektorin privat të Kosovës, me ata që marrin pagë 170 euro, 200 e 220 euro por edhe me ata që marrin 300 euro, sepse nuk po mund t’ia dalin. Nëse ju nuk e bëni ngritjen e pagave që nga muaji mars dhe nëse vazhdon ky trend i ngritjes së çmimeve nuk do te arrin të mbijetojnë, kurse punëtorët te cilët udhëtojnë do të detyrohen pa dëshirën e tyre që ta ndërpresin punë, pasi që edhe pa këtë rritje të kostos kanë jetuar ne vështirësi të mëdha ekonomike. Andaj Sindikata e Pavarur e Sektorit Privatet të Kosovës bën thirrje që ta paguani hakun e punëtorit që të mbijeton edhe kapitali i kompanisë, me mirë është vonë se sa kurrë. E nderuar Qeveri e Kosovës: Në të gjithë botën u rritë kostoja e jetës nga pandemia, tani nga ndikimi i luftës në Ukrainë ndikojë që të shumëfishohet ngritja e çmimeve, por në vendet tjera u ngritën edhe pagat. Por vetëm tek ne nuk lëvizin paga minimale e shumë përfolur . Veproni ne rritjen të pagës, veproni në masat stimuluese që në këto ditë me çmime të zjarrta që së paku ta ndjejmë brengen e shtetit për klasën punëtorë në sektorin privat. Nëse ju nuk e jepni minimumin e asaj që mundë ta jepni atëherë nga të orientohemi ne?! Nëse do të vazhdoj kjo tempo e rritjes se kostos jetësorë, pagat e punëtorëve nuk do të mjaftojnë as për transport për të shkuar në punë e lere me që të kthehen ne shtëpi”, thuhet në reagimin e SPSPK-së.

Exit mobile version