UBT News

​Specialja edhe me një ftesë

Kryetari i OVL të UÇK-së Hysni Gucati ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka dërguar ftesën edhe për një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ziadin Hoxha, një ish-luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Exit mobile version