UBT News

​Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Seanca është paralajmëruar të nisë nga ora 11:00, ndërsa është thirrur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesën nga 40 deputetë për këtë seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë seancë pritet të zhvillohet debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Ndryshe, Nagip Krasniqi është arrestuar të mërkurën nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’ dhe të njëjtit i është caktuar një muaj paraburgim.

Exit mobile version