UBT News

​Sot rinis procesi i vaksinimit në Kosovë

Pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech kundërCOVID-19, sot do të vazhdojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë nga e tërë Kosova. Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Ministria e Shëndetësisë dje pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95 mijë doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore, për çka duhet të kenë dëshmi. 

Exit mobile version