“Asnjë cent ma shumë” është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila mbahet sot në Prishtinë.
Protesta do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ZRrE dhe që të nacionalizohet KEDS-i.
Me 28 janar 2022, Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e bllok tarifës.
Ndërsa të martën, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, i cili tha se kanë qenë të obliguar për këtë.
Lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike ka thënë se në katër komunat veriore me shumicë serbe nuk është paraparë të rritjen e tarifat e energjisë elektrike sikur në gjithë vendin. Kjo me arsyetimin, siç tha ai është në bazë të një vendim gjyqësor.
Në anën tjetër, deputetët e opozitës kanë thënë se raporti i ZRRE-së është shkruar nga Qeveria dhe sipas tyre ky institucion i pavarur është e ndikuar nga partia në pushtet.
Kryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, theksoi se ngritja e çmimeve është projekt i përbashkët mes Qeverisë dhe ZRRE-së.
U.d. kryetarja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, tha se deputetët e këtij subjekti nuk do ta votojnë nesër në Kuvend rezolutën me rekomandime të opozitës për refuzimin e raportit të ZRrE për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.
Deputetja Kusari Lila derisa pati përgjigje për deputetin Mustafa, i ka propozuar ZRRE-së që pragu i rritjes së çmimit të mos jetë 600 KËH, por në 800 KËH.
Gjatë raportimit për kategoritë e shtrenjtimit të rrymës dhe arsyen e saj, Fejzullahu bëri me dije se KEDS-i ia ka borxh mbi 50 milionë euro Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), dhe theksoi se KEDS-i është i vetmi që ka kërkuar ndryshim të strukturës tarifore
Lidhur me cështjen e shtrenjtimit të energjisë sërish është deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se shumë shpejt do të dërgojnë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (Z, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike. Ndërkaq, sa i përket inicimit të hetimit nga Agjencia Kundër Korrupsion për disa përfaqësues të Listës Serbe, shefi i ekzekutivit është shprehur se sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi.