UBT News

​Sot pesë shkolla në Gjakovë nisin mësimin

Pesë shkolla në komunën e Gjakovës nisin sot procesin mësimor.

Kështu ka njoftuar zyrtarisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë. Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: shkolla fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë, shkolla “Emin Duraku”, “Fehmi Agani” dhe shkolla “Yll Morina”, thuhet në njoftimin e DKA-së përmes rrjetit social Facebook.

Drejtoria e Arsimit është informuar zyrtarisht nga drejtorët e shkollave që mësimi fillon nesër në këto shkolla:

1. Shkolla fillore “Mustafa Bakija”

2. ShFMU ” Fehmi Agani” cikli i ulët

3. SHFMU ” Emin Duraku” cikli i ulët

4.SHMU ” Yll Morina” pjesërisht

5.SHFMU ” Fan S.Noli” fshati Dujakë.

Exit mobile version