Sot në Gjakovë do të mbahet një protestë për dhunën që ndaj një të moshuare në Pejë, nga infermieret e shtëpisë së të moshuarve “Orenda”.
Protesta fillon në ora 12:00 te lapidari “Shokët e lirisë”. Ajo është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare.
Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.