UBT News

​Sot mblidhet kryesia e LDK-së

Sot do të takohet kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kjo parti në një postim në Facebook.

“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së kryetarit. Vetëm kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, thuhet në postim.

Isa Mustafa ka dhënë para dhjetë ditësh se do të ofrojë dorëheqjen nga posti i kryetarit të LDK-së.

Exit mobile version