Sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbahet mbledhja e radhës për Kosovën, ku do të diskutohet për raportin e periudhës nga shtatori 2020 deri në mars 2021.
Sipas informatave, seanca e kryesuar nga Vietnami do të zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë.
Ndërkohë pritet të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, themelimin e institucioneve dhe aktakuzat nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Kurse Kosovës dhe Serbisë pritet t’i bëhet thirrje për vazhdimin e dialogut në Bruksel. Po ashtu, pritet t’i bëhet thirrje institucioneve të reja të Kosovës që të punojnë për të përmbushur sfidat e ngutshme, përfshirë ndikimin shëndetësor dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19.