UBT News

​Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë Kosovës

Sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Republikës së Kosovës.

Ceremonia është paralajmëruar për në ora 10:00.

Sipas njoftimit, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.

Exit mobile version