UBT News

​Sot inaugurohet “Muri i Nderit” në Parkun e Qytetit

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, organizon ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” në Parkun e Qytetit në Prishtinë, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën unike që bënë shqiptarët e Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Sipas njoftimit, ceremonia e inaugurimit nis nga ora 10:00.

Ndërkaq nga ora 16:00 mbahet “Seminari për shpëtimin e hebrenjve te shqiptarët e Kosovës gjatë Holokaustit”, në hotel “Emerald”. 

Exit mobile version