UBT News

​Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

World health day concept. 7 April 2018. Medicine and healthcare image. Editable vector illustration in pink, blue and grey colors isolated on a light background.

Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Edhe institucionet përkatëse të Kosovës do të shënojnë këtë ditë, me ç’rast nga ora 9:00 Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të vizitojë Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK.

Ndërsa në ora 10:00 Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në do të shënojë këtë ditë me një ceremoni me moton “Shëndet për të gjithë”.

Kosova është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku janë edhe 193 shtete të tjera anëtare. 

Exit mobile version