UBT News

​Skenderaj, Policia me aksion kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës në Skenderaj ka kontrolluar 7 lokale ku si prova materiale janë sekuestruar: 4368.6 euro, 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpiza të kompjuterëve, 20 televizorë, 7 DVR, 12 printerë, 3 telefona celularë, 9 biltena (libra te bastoreve), 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura fizikisht dhe kuponë të printuara të basteve të ndryshme, fletore për shënime si dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se rasti është hapur si “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lidhur me rastin janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit lirohen dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt. 

Exit mobile version