UBT News

​S’kalon rezoluta e AAK-së për situatën në veri

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projekt-rezolutën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për situatën në veri.

Mbështetje të njëjtës i dhanë vetëm 21 vota nga deputetët opozitarë, ndërsa 44 deputetë të shumicës votuan kundër saj, kurse vetëm 1 deputet abstenoi.

Në projekt-rezolutën e AAK-së, pas interpelancës ndaj kryeministrit Kurti për “masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, mes tjerash kërkohej që Qeveria të nis diskutimet për kthimin e serbëve në institucione, pas dorëheqjeve të tyre.

Exit mobile version