Ka dështuar të miratohet Projektligji për pagën minimale në mungesë kuorumi.
Vetëm 51 deputetë kanë votuar pro, pesë kundër, ndërsa pjesa tjetër janë përmbajtur nga votimi.
Rrjedhimisht është vendosur që i njëjti projektligj të hidhet në votim në njërën nga seancat e ardhshme.
Ndërkohë Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 15:30.