Në mungesë kuorumi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbyllur punimet e seancës së sotme plenare.
Konjufca tha se seanca e njëjtë do të vazhdojë të martën e javës së ardhshme prej orës 10:00.
Në rend dite për shqyrtim ishin disa marrëveshje ndërkombëtare dhe debati për sigurinë.