Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kur pritej të shqyrtohej raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022.
Në komision të pranishëm ishin vetëm pesë deputetë, ani pse mbledhja është paraparë të filloi në orën 11:00.
Kjo bëri që kryetari i komisionit Ferat Shala së bashku me deputetin tjetër opozitarë, Pal Lekaj të lëshojnë sallën.