UBT News

​Situatë e qetë në pikë kalimet kufitare

Situata në pikat kufitare në të gjithë vendin paraqitet e qetë dhe pa radhë pritjeje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në asnjërën prej 13 pikë kalimeve kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Bashkatdhetarët të cilët zgjedhin vendlindjen për të kaluar festat e fundvitit i thanë KosovaPress-it se pritjet më të mëdha janë në kufirin Hungari-Serbi.

Po ashtu, me të hyrë në Kosovë, sipas vendimit qeveritar, duhet të paraqiten edhe dëshmitë e vaksinimit kundër COVID.

Exit mobile version