Bora që ra mbrëmë ka bërë që mëngjesi në kryeqytet të çelë me ngrica. Komuna e Prishtinës thotë se qysh mbrëmë ka filluar me trajtimin e rrugëve, porse temperaturat e ulëta në mëngjes kanë bërë që as kripa të mos ndikojë më.
Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike thonë se aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se trajtimi i tyre po vazhdon.
“Trajtimi i rrugëve ka filluar mbrëmë. Mirëpo në mëngjes kemi pasur ulje të temperaturës (nën -5 gradë Celsius) e në raste të tilla nuk ndikon as kripa më. Megjithatë, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe trajtimi i tyre po vazhdon nga ekipet tona”, thuhet në përgjigjen me shkrim.