Fëmijët duhet të ndjehen të sigurt që mund të ndajnë gjithçka me ju. Përdorni momentet e mahnitshme kur ata vijnë tek ju me diçka si një portë për në zemrat e tyre.
Kur ata hapen dhe vijnë tek ju, është tepër thelbësore që t’i kushtoni vëmendjen tuaj të pandarë, duke ndërprerë atë që po bëni apo duke hequr vëmendjen e shikimin nga pajisjet dixhitale. E para sepse kështu ju jepni atyre shembullin dhe së dyti, një prind i pashëndetshëm nuk është në gjendje të rrisë fëmijë të shëndetshëm.
Monitorimi dhe filtrimi i kohës së ekranit nuk është aq i popullarizuar këto ditë. Prindërit po u japin fëmijëve të tyre akses të pakufizuar dhe të pa monitoruar në ekran sepse kryesisht kjo ua bën jetën më të lehtë. Aq sa mundeni, sigurohuni ta monitoroni kohën e fëmijës tuaj para ekraneve.
Mund të ndodhë ta gjejmë veten përballë një krize identiteti të fëmijës. Kjo do të thotë që ne duam që ata të sillen ose të jenë dikush i caktuar në mënyrë që të përmbushin pritshmëritë tonë. Në vend të kësaj është e rëndësishme që të gjeni identitetin unik të fëmijës suaj.