Pirja e duhanit është padyshim gjë e keqe për shëndetin. Duhani e dëmton thuajse çdo organ të trupit, por më së shumti e pësojnë mushkëritë. Kur thithni duhan, mushkëritë mbushen me nikotinë dhe katran.
Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjeve preventive kudo në botë. Prandaj, rekomandohet që të ndaloni konsumimin e duhanit aq më shpejt që është e mundur.
Por, përderisa keni katran dhe nikotinë në mushkëri, ekziston një zgjidhje e lehtë dhe natyrale e cila i pastron mushkëritë.
Përbërësit:
- – Një litër ujë
- – 400 gramë qepë
- – 400 gramë sheqer ose mjaltë
- – Dy lugë gjelle shafran
- – Një rrënjë xhenxhefili
Vlojeni ujin me sheqer, ose nëse keni zgjedhur mjaltë, vetëm shtojani atë në fund. Preni qepët dhe rrënjën e xhenxhefilit, pastaj shtoni në ujin e vluar.
Kur uji të vlojë prapë, shtoni pluhurin e shafranit dhe zvogëloni temperaturën e nxehjes. Produktin vendoseni në një kavanoz, ndërsa kur të ftohet vendoseni në frigorifer.
Dy lugë gjelle të këtij produkti i konsumoni në mëngjes, kur e keni stomakun bosh, dhe dy tjera në mbrëmje, dy orë pasi të keni ngrënë shujtën.