Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që pika për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për lirinë fetare në Kosovë të shtyhet derisa të krijohen kushtet për votim, pasi nevojiten edhe votat e komunitetit serb.
Konjufca ka thënë se shqyrtimi i këtij projektligj me karakter vital duhet të shtyhet derisa të krijohen kushtet në Kuvendin e Kosovës.
“Një pikë e cila nuk mund të kalojë pa pjesëmarrjen dhe votat e komunitetit serb sepse është një projektligj i karakterit vital dhe kërkon edhe votën e 2/3 të pakicave. Dhe pjesëmarrjen e një pjese të votave të komunitetit serb. Prandaj, do të ishte mirë që ta shtyjmë këtë deri kur të krijohen kushtet në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill e maj.