UBT News

​Shtyhet shqyrtimi i projektligjit për faljen e masave gjatë pandemisë

Me 63 vota për, deputetët kanë miratuar rekomandimet nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”.

Në mungesë të propozuesit të rezolutës kundër sulmeve seksuale ndaj integritetit seksual, kjo pikë është shtyrë për më vonë.

Në një nga seancat e ardhshme është shtyrë edhe shqyrtimi i projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.


“Në mbledhje të kryesisë kemi marrë vendim, po ky vendim nuk ka dalluar pozitë-opozitë, kemi marrë vendim me unanimitet të gjitha partitë politike që propozuesi i këtij projektligji që ka ardhur në formën e një peticioni në Kuvendin e Kosovës, prej propozuesit edhe organizuesit të peticionit t’i bartet një deputeti që ata e caktojnë ta propozojë këtë projektligj para Kuvendit. Me këtë janë pajtuar të gjithë anëtarët e kryesisë dhe deri më tash nuk kemi pasur prej organizatorit ndonjë përfaqësues që ta caktojë. Kështu që kjo çështje mbetet në njërën prej seancave të ardhshme”,
 ka thënë Konjufca. 

Exit mobile version