Mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut është shtyrë deri në formimin e qeverisë së re.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e qeverisë në detyrë, Antigona Baxhaku, e cila tha se pas rrëzimit të qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese, vendi është para zgjedhjeve të reja.
Rrjedhimisht, sipas saj, mbledhja e paraparë të mbahet më 25 janar të këtij viti është shtyrë.
“Pas rrethanave të krijuara me vendimin e GJK-së, pas të cilit Qeveria është në detyrë, vendi është para zgjedhjeve të reja, takimi i paraparë për 25 janar 2021, shtyhet deri në formimin e qeverisë së re”, tha ai.
Mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy qeverive erdhi si ide, pas vizitës që kryeministrit tashmë në detyrë, Avdullah Hoti e bëri në fund të vitit 2020 në Maqedoni të Veriut.