Shumë automjete të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, janë duke qarkulluar tek udhëkryqi i Bajnskës, disa prej të cilave po kthehen në drejtim të manastirit, ndërsa të tjerat po vazhdojnë në drejtim të kufirit të Jarinjes.
Vërehet numër më i madh i pjesëtarëve të policisë sesa gjatë ditës së djeshme gjithandej magjistrales Zveçan – Leposaviq – Jarinje.
Po ashtu një helikopter i KFOR-it herë pas herë është duke vëzhguar situatën nga ajri në këtë zonë.
Në zonën përreth manastirit policia ka identifikuar edhe një automjet në të cilin dyshohet të ketë armatim.
Situata aktualisht këtu është e qetë.