UBT News

​Shtiu me armë zjarri, arrestohet vushtrriasja

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar në Vushtrri, pasi e njëjta kishte publikuar një video ku shihej tek shtinte me armë zjarri. Rasti kishte ndodhur para katër ditësh (3 shkurt).

“Vushtrri 03.02.2023 – 22:30 Më 06.02.2023 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në rrjetet sociale kishte publikuar një video ku ajo shihej duke shtënë me armë zjarri”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. 

Exit mobile version