UBT News

​Shtiu me armë në një aheng, arrestohet personi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Krushevë e vogël në Klinë, pasi dyshohet se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

“Rreth orёs 21:00, Policia ёshtё njoftuar se nё njё lokal nё fshatin Krushevё e vogёl nё Klinё, ka tё shtёna me armё. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur po ashtu se nё vendin e ngjarjes janё gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator.

Me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Exit mobile version