Organizata terroriste e Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin e makinës bombë që vrau shefin e policisë lokale në Afganistan sot.
Dega rajonale e IS, e njohur si Shteti Islamik në provincën Khorasan, ka shtuar sulmet e saj që kur talibanët morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit të kaluar.
Shefi i policisë së provincës verilindore të Badakhshan, Abdulhak Abu Omar, u vra të hënën në mëngjes kur një bombë shpërtheu pranë selisë së tij.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Nafi Takor tha se dy persona të tjerë u vranë nga shpërthimi dhe se dy persona u plagosën.
Ai shtoi se katër persona janë arrestuar në lidhje me shpërthimin.