Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast vjedhje ka ndodhur në rrugën Ismet Krasniqi në Prishtinë.
Një burrë shtetas i huaj ka raportuar se persona të panjohur nga vetura ia kanë vjedhur çantën personale në të cilën kishte disa gjëra personale.
Rasti është inicuar si vjedhje e rëndë.
“Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 11.09.2022 – 11:35. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë personale në të cilën kishte disa gjëra tjera personale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia.