Në Spitalet e Përgjithshme, por edhe në klinikat COVID-19 është rritur numri i të spitalizuarve post-COVID.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), 34 pacientë janë të shtrirë si postCOVID-19, ndërsa 16 të tjerë janë pozitivë me koronavirus.
“Bazuar në raportimet e datës 23 nëntor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, vërehet rritje e numrit të pacientëve post-COVID-19, të cilët po kërkojnë trajtim spitalor. Nga raporti rezulton se 34 pacientë janë të shtrirë si post-COVID, përderisa 16 të tjerë janë me COVID-19 pozitivë. Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, tre pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-COVID
Spital i Pejës, pesë pacientë
Spitali i Gjakovës, tetë pacientë
Spitali i Ferizajt, dy pacientë