Shërbimi Spitalor Klinik i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë 229 pacientë që po trajtohen për shkak të infektimit me koronavirus.
Sipas ShSKUK-së, 156 pacientë janë më oksigjeno-terapi, ndërsa në mjekim intensiv janë 20 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 78 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pediatrisë, dhjetë pacientë
Klinika e Gjinekologjisë,13 pacientë
Spitali i Prizrenit, 19 pacientë
Spitali i Gjilanit, 21 pacientë
Spitali i Pejës, 19 pacientë
Spitali i Gjakovës, 28 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë.