Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor nga Covid-19 po marrin 26 pacientë, dhjetë pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe gjashtë të tjerë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë gjashtë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen dy pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, tetë pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dy pacientë
Spitali i Prizrenit, një pacient
Spitali i Pejës, tre pacientë.