Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka treguar se 67 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Nga ta, 33 janë në oksigjenoterapi dhe 3 në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë