UBT News

​ShSKUK: 247 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

247 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 171 nga ta janë në okisgjenoterapi dhe 8 të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë 107 pacientë, prej tyre 66 me COVID-19 dhe 86 të tjerë me oksigjenoterapi.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

13 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

247 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

181 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

171 me oksigjeno-terapi

8 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 107 pacientë të shtrirë, 66 prej tyre Covid-19 pozitivë, 86 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 62 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

– Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 140 pacientë, 135 prej tyre Covid-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 25 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 50 pacientë

– Spitali i Pejës, 27 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 24 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë

Exit mobile version