Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), 171 pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19, prej tyre 166 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ndërs pesë të tjerë negativ.
129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë dhjetë pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 65 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dhjetë pacientë
Klinika e Pediatrisë, gjashtë pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, nëntë pacientë
Spitali i Prizrenit, 16 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 17 pacientë
Spitalit Mitrovicës, pesë pacientë
Spitali i Ferizajt, 16 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, një pacient.