UBT News

​Shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare të ZRrE-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022.

Në raport të auditimit të paraqitur nga deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi doli në pah se auditori ka theksuar tri parregullsi në ZRrE.

Sipas saj, në raport potencohet se ZRrE-ja nuk ka inkasuar taksat vjetore për disa vite dhe nuk e ka bërë regjistrimin e pasurisë për vitin 2022.

Mirëpo këtë të fundit e arsyetoi drejtori i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu me krizën energjetike, derisa tha se mosinkasimi i taksës vjetore është për Termokosin.

Exit mobile version