UBT News

​Shqiptohen mbi 500 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID

Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm gjatë së hënës policia ka gjobitur 568 qytetarë të cilët nuk i përfillën masat për parandalimin e përhapjes së koroanvirusit.

Të hënën kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore. Masat erdhën si shkak i rritjes së vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi. 

Exit mobile version