Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, pasi Shqipëria mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Osmani ka shkruar në X, se në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuara në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht.