Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku si pasojë janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe të një dyqani.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti.
Rasti në procedurë hetimore.