UBT News

​Shpend Ahmeti uron Përparim Ramën dhe përgëzon Arben Vitinë

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar Përparim Ramën që pritet të jetë tashmë pasardhësi i tij në krye të komunës së Prishtinës.

Po ashtu, Ahmeti ka pasur disa fjalë edhe për Arben Vitinë duke e përgëzuar për punën.

“Tash është e qartë – kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama. Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve. Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Unë sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushatën e rezultatin. Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik. P.S. Gjatë javëve në vijim do të presim certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrë”, shkroi ai në Facebook.

Exit mobile version