Sot është mbajtur Kuvendi i Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve SHQNGL.
Në Kuvendin përmbyllës të shoqatës për 2021, u shqyrtua raporti i punës njëvjeçare për këtë vit dhe prioritetet e Shoqatës së Naftëtarëve për vitin e ardhshëm.
Shoqata e Naftëtarëve shprehet falënderuese ndaj Qeverisë Kurti dhe kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, për Ligjin e Naftës i cili ka kaluar në lexim të parë, me shpresën që ky Ligj do të kalojë sa më shpejt edhe në leximin e dytë.