Shkencëtarët kanë zbuluar se në oqeanet që mbulojnë rreth 70 për qind të botës gjenden mbi 171 trilionë mbetje plastike.
Një grup shkencëtarësh që studiojnë ndotjen plastike në oqeane, analizuan të dhënat rreth mbetjeve nga viti 1979.
Për të arritur një rezultat rreth numrit të mbetjeve plastike në oqeane, të dhënat në këtë analizë iu shtuan një modeli matematikor.
Sipas kësaj, në oqeanet që mbulojnë rreth 70 për qind të botës gjenden mbi 171 trilionë copë plastike.
Shkencëtarët paralajmëruan se nëse nuk merren masa lidhur me dendësinë plastikave në oqeane, deri në vitin 2040 numri i mbetjeve do të rritet trefish.
Dr. Marcus Eriksen nga Instituti “5 Gyres” tha se copët plastike që ndotin oqeanet në vitin 2005 ishin 16 trilionë, ndërsa ky numër për 18 vjet është rritur në rreth 171 trilionë.
Ata nuk kanë mundur të gjejnë një arsye të qartë për rritjen e shënuar pas vitit 2005, por kjo mund të shpjegohet me zbutjen e marrëveshjeve të fuqishme, copëzimin e plastikës apo mungesën e të dhënave të mjaftueshme më parë.
Oqeani Atlantik i Veriut vlerësohet të jetë një nga oqeanet me më shumë mbetje plastike.
Më 5 mars u arrit një marrëveshje për këtë temë në Kombet e Bashkuara (OKB) pas disa vitesh negociatash për mbrojtjen e biodiversitetit në det të hapur. /AA/