UBT News

​Shkëmbim zjarri në mes dy grupeve, bastisen disa lokacione dhe konfiskohen armë

Policia në Ferizaj kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit ku ka gjetur dhe konfiskuar disa armë. Bastisjet janë kryer në kuadër të hetimeve për tentim vrasje, pasi ditë më parë kishte shkëmbim zjarri në mes dy grupeve. Sipas Policisë, bastisjet janë kryer me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Policia sqaron se shkëmbim zjarri në mes dy grupeve ka ndodhur më 07 mars të këtij viti. Ndëkrohë, sot në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2 armë të zjarrit ( pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre ). Ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.

Me vendim të Prokurorit të rastit, ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Exit mobile version