UBT News

​Shkarkohet ministrja e Libisë pasi u takua me ministrin e Izraelit, mbahen edhe protesta

Kryeministri libian, Abdel Hamid Dbeibeh ka shkarkuar nga detyra ministren e Jashtme, Najla Al-Mangoush të dielën, pasi ajo u takua fshehurazi në Romë me ministrin e Jashtëm izraelit, Eli Cohen.

“U vendos që të shkarkohet ministrja e Jashtme libiane, Najla Al-Mangoush dhe të fillohet një hetim kundër saj”, thuhet në një dekret të publikuar nga Qeveria e Unitetit Kombëtar.

Të shtunën, Ministria e Jashtme izraelite tha se një “takim historik” u mbajt javën e kaluar midis ministrave të jashtëm të Izraelit dhe Libisë.

Përndryshe, mbrëmë në Libi janë mbajtur edhe protesta kundër këtij takimi në mes ministrave. (AA)

Exit mobile version