UBT News

​Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon lehtësimin e masave antiCOVID

Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, ka vendosur për lehtësimin e masave antiCOVID-19 duke filluar nga data 21 qershor.

Vendimi është marrë në bazë të vlerësimit të gjendjes së përgjithshme me pandeminë në vend.

Sipas masave të reja parashihet që numri i vizitorëve për një të burgosur do të lejohet sipas rregullave për rendin shtëpiak, ndërsa maskat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi gjatë vizitave.

Karantina hiqet në të gjitha institucionet korrektuese, i burgosurit mund të veçohet nga të tjerët vetëm atëherë kur mjeku konstaton se i njëjti ka simptoma të COVID-19 apo ndonjë arsye tjetër shëndetësore.

Në institucionin e tipit të hapur lejohen të dënuarit që të punojnë jashtë institucioneve korrektuese sipas udhëzimit administrativ, ndërsa sistemi i komunikimit virtual Skype do të përdoret vetëm për rastet kur një i burgosur nuk ka vizita apo është shtetas i huaj dhe nuk mund të vizitohet nga familja.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version