UBT News

​Shënohet 23-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Ceremonia e shënimit të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka nisur me parakalimin e gardës së Policisë. Në këtë ceremoni janë të pranishëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri, Albin Kurti, kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla. Po ashtu janë të pranishëm edhe përfaqësues nga kori diplomatik.

Në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Vjosa Osmani tha se policia e Kosovës është histori suksesi dhe institucion i qëndrueshëm me besueshmëri të lartë tek qytetarët.

Osmani tha se Policia e Kosovës është kujdesur për sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Policia e shtetit tonë tregon se është jo vetëm një nga hallkat e shtetit por ndër historitë më të suksesshme që mund të krijomë institucione të qëndrueshme me besueshmëri të lartë të qytetarëve tanë. Ju keni qenë vazhdimisht ndër shtyllat e shtetit dhe garantuesit e sigurisë dhe jetës e pronës së Kosovës. Dua ti kujtojë policët që ranë në krye të detyrës që nuk janë kujtesa jonë e përhershme duhet të vazhdojnë të jenë motivimi ynë për ti shërbyer të gjithë qytetarëve tanë. Policia e Kosovës ka dëshmuar se angazhimi për vendin është nder dhe ideal. Keni ndihmuar në ruajtjen dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës. Republika e Kosovës është e interesuar të zhvillojë policinë dhe barazinë gjinore në këtë instititucion. Anëtarësimi në Interpol dhe organizata tjera është shumë i rëndësishëm për arritjen e këtyre qëllimeve”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë solemne të shënimit të 23 vjetorit të themelimit tha se zyrtari policor në çdo ditë të punës e ka detyrën e profesionit më fisnik atë të mbrojtjes së qytetarëve.

“Javën që shkoi ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë ku një vajzë e mitur qe sot do të duhej të ishte në bankat shkollore ndodhet në strehimore. Prandaj nga ju pritet të jeni në nivel të sigurisë në çdo cep e kudo. Trasoni rrugët lehtësisht të kalueshme për të gjithë. Për këtë kohë sa bashkëpunojmë jeni dëshmitarë se jeni të pa kompromis ndaj krimit nuk jeni ndal ndonëse nga bandat e ndryshme janë drejtuar armët dhe janë shkrepur plumbat”, u shpreh Kurti.

Ai tha se integriteti moral dhe personal janë shtylla të domosdoshme për Policinë e Kosovës.

Exit mobile version