UBT News

​ShBA: Kina po rrit arsenalin bërthamor

Sipas vlerësimeve të ushtrisë amerikane, Republika Popullore e Kinës ka përshpejtuar ndjeshëm zgjerimin e arsenalit të saj bërthamor.

“Ritmi i përshpejtuar i zgjerimit bërthamor Republikës Popullore të Kinës mund të lejojë që ajo të ketë deri në 700 koka bërthamore deri në vitin 2027″, theksoi Pentagoni në një raport vjetor për Kongresin.

”Kina ndoshta synon të ketë të paktën 1 000 koka bërthamore deri në vitin 2030 duke tejkaluar ritmin dhe madhësinë e parashikuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA në 2020”, shtoi raporti.

Vitin e kaluar, Pentagoni parashikoi që inventari kinez i kokave bërthamore të paktën do të dyfishohej brenda një dekade nga pak më shumë se 200 në atë kohë.

Në tetor, për herë të parë në vite, ShBA-ja publikoi të dhëna të detajuara mbi kokat e tyre bërthamore.

Sipas Departamentit të Shtetit, SHBA kishte 3 750 koka bërthamore deri më 30 shtator 2020, 55 më pak se një vit më parë.

Që nga viti 1994, sipas raportit, SHBA kanë çmontuar 11 683 koka bërthamore.

Exit mobile version