Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur urdhrit të presidentit të Rusisë, Vladimit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie.
Ambasadorja e ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen “të papranueshme” në një intervistë për CBS News.
“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo.
Kurse, korrespondenti i BBC-së për siguri, Gordon Corera tha se kjo ishte një mënyrë që Rusia t’i dërgonte një paralajmërim NATO-s, në vend që të sinjalizonte një qëllim për t’i përdorur ato.