UBT News

​ShBA dhe Japonia me stërvitje ushtarake, si përgjigje ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia nisën stërvitje ushtarake të përbashkëta të enjten, në pjesën jugore të Japonisë, si tentim për rritjen e gatishmërisë shkaku i veprimeve të Kinës dhe intensifikimit të lëshimeve të raketave nga Koreja e Veriut.

Stërvitjet “Keen Sword”, që zhvillohen çdo dy vjet, nisën në një bazë ajrore japoneze dhe, deri tash, u mbajtën në disa vende përreth Japonisë. Ato do të zgjasin deri më 19 nëntor, raporton ATSh.

Rreth 26 mijë japonezë dhe rreth 10 mijë trupa amerikane, së bashku me 30 anije dhe 370 avionë nga të dyja palët, do të marrin pjesë në këto stërvitje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Japonisë. Australia, Bahreini dhe Kanadaja do t’u bashkohen disa pjesëve të ushtrimeve, sipas kësaj ministrie.

Stërvitjet e përbashkëta fushore janë planifikuar të zhvillohen në disa ishuj të largët në jugperëndim të Japonisë, si: Tokunoshima, Amami dhe Tsutarajima.

Japonia po i shton kapacitetet mbrojtëse në rajon, mes tensioneve në ngritje me Kinën.

Exit mobile version