Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe do të ndihmojnë Ukrainën në hetimin e krimeve të luftës.
Sipas një deklarate të përbashkët, nisma e përbashkët do të ndihmojë me koordinimin dhe komunikimin dhe zyrën e prokurorit ukrainas, e cila është përgjegjëse për ndjekjen penale të krimeve të luftës. Grupi Këshillues për krimet e mizorive (ACA) do të promovojë gjithashtu sigurimin e shpejtë të financimit dhe personelit të kualifikuar, raporton atsh.
“Nisma do të ndihmojë zyrën e prokurorit ukrainas të dokumentojë, ruajë dhe analizojë provat e krimeve të luftës dhe mizorive të tjera të kryera në Ukrainë”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Dëshmitë e mizorive nga anëtarët e forcave ruse në Ukrainë vazhdojnë të shtohen”, tha ai.